Deklaratë për pajtim

Të vendosur për të bërë një fillim të përbashkët për dy popujt tanë, duke filluar nga trashëgimia e urrejtjes, konfliktit, persekutimit, luftës dhe vuajtjes, të vendosur për të vazhduar dialogun me përfaqësuesit e autoriteteve në Prishtinë dhe për të arritur deri në një zgjidhje të përbashkët që do të sigurojë paqe, bashkëpunim dhe respekt të qëndrueshëm, të përqendruar në nevojën për të siguruar lirinë e plotë të lëvizjes dhe të qarkullimit të mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, zgjidhjen e çështjeve pronësore, shkëmbimit kulturor, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, bashkëpunimit midis sistemit të arsimit dhe sistemeve shëndetësore, akademive, sportit dhe medias, si dhe prokurorive dhe policisë, sjellim:
PROPOZIMI I DEKLARATËS PËR PAJTIMIN E POPULLIT SERB DHE SHQIPTAR
Stabilizimi i marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve është hapi më serioz drejt krijimit të një paqe të qëndrueshme të Ballkanit. Për këtë arsye, momenti aktual politik dhe historik kërkon durim dhe zgjidhje afatgjatë, dhe në asnjë mënyrë zgjidhje të shpejtë të cilat kërcënojnë të shkaktojnë konflikte në Ballkan. Zgjidhje të njëanshme të shkëmbimit të territoreve do të çonin në kërkesa të mëtejme për ndryshime edhe kufij të tjerë dhe ndarjen e territoreve të shteteve të Ballkanit, me rrezik të madh për të dëshmuar përsëri persekutimin e popullatës, konfliktet dhe luftërat.
Pavarësisht mbështetjes kombëtare, ne jemi dëshmitarë se autoritete në Beograd dhe Prishtinë deri më tani nuk kanë arritur standarde në realizimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, lirisë së plotë të lëvizjes, bashkëpunimit ekonomik, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi ato nuk kanë ndaluar dhunën e motivuar etnikisht. Qytetarët e Kosovës dhe Metohisë e të gjitha kombësive vazhdojnë të jetojnë në izolim, varfëri dhe pa perspektivë, brenda rrethit të ngushtë e territorit të kapur nga krimi, korrupsioni politik dhe gjuha e urrejtjes – kjo është pasojë e vendimeve të gabuara politike të cilat në të kaluarën kanë marrë serbët, shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare.
“Status quo” aktual nuk kontribuon në përmirësimin e situatës, ashtu si ideja e demarkacionit etnik, i shërben vetëm strukturave politike dhe kriminale në pushtet në Prishtinë dhe Beograd që të vazhdojnë të nxisin tensione etnike për të qëndruar në pushtet sa më gjatë të jetë e mundur. Ne nuk e shohim mundësinë e pajtimit e të dy popujve dhe zgjidhjen e problemit të Kosovës pa ndryshimin paqësor e të dy oligarkive të tjetërsuara nga pushteti, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd.
Për shkak të fajit të elitave politike, por edhe të veprimeve të pamatura të pjesës së bashkisë ndërkombëtare, në vend të pajtimit, procesi deri më tani ka çuar vetëm në një rritje të intolerancës dhe mosbesimit midis dy popujve. Është e papranueshme që procesi i normalizimit të marrëdhënieve dhe pajtimit midis dy popujve në Evropën Juglindore të reduktohet në negociata të fshehta midis dy presidentëve, të mbështetur nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, aranzhimet e tyre politike dhe financiare, konferenca të pakuptimta për shtyp, konflikte fiktive dhe të dakorduara, nxitje mediatike, ngritje e tensioneve dhe mesazhe të lira populiste dhe reale kundër pjesëtarëve të popullit tjetër, me qëllim të mbledhjes së pikave politike. Në të kundërt, me deklaratën dhe procedurat që rezultojnë prej saj, ne duam të shprehim vullnetin politik për të ndërtuar besimin midis dy popujve, në mënyrë që të sigurojmë pajtimin afatgjatë të popujve serbë dhe shqiptarë, të ftuar për të dhënë një kontribut vendimtar për realizimin e paqes dhe bashkëpunimit në Gadishullin Ballkanik.
Normalizimi i përhershëm duhet të bazohet në bashkëpunimin e administratave të Serbisë, Kosovës dhe Metohisë dhe administratës ndërkombëtare (BE dhe KB). Qëllimi i këtij bashkëpunimi është normalizimi i jetës, zgjidhja e çështjeve pronësore, mbrojtja e pakicave, liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, shkëmbimi kulturor dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore, bashkëpunimi midis institucioneve shëndetësore dhe arsimore, si dhe bashkëpunimi i plotë midis prokurorisë dhe policisë – në mënyrë që të sigurohet stabiliteti të qëndrueshëm në këtë rajon.
Në vend të fjalëve të zbrazëta dhe marrëveshjeve që sot nuk kanë asnjë kuptim, ne mendojmë se duhet të nënshkruhet një dokument që do të detyrojë autoritetet në Beograd dhe Prishtinë dhe Bashkësinë ndërkombëtare që të punojnë për pajtimin dhe përmirësimin e situatës në interes të qytetarëve e të gjitha kombësive në Kosovë dhe Metohi. Përfaqësuesit e serbëve dhe shqiptarëve obligohen që do të punojnë për pajtimin midis dy popujve me ndihmën e KB dhe BE, duke vendosur bashkëpunim në të gjitha nivelet. Ata obligohen të promovojnë në mënyrë aktive shembuj të lavdishëm historikë të njerëzimit e përfaqësuesve të të dy popujve, duke promovuar individë që kanë shpëtuar dhe mbrojtur pjesëtarët e popullit tjetër gjatë luftërave të shumta në rajonin tonë. Ne dëshirojmë të gjejmë një zgjidhje unike për të gjitha çështjet e hapura dhe të krijojmë një hapësirë të mirëkuptimit, pajtimit dhe paqes, pa forcuar më tej trashëgiminë toksike të urrejtjes, revanshizmit dhe padrejtësisë. Ne jemi të gatshëm të arrijmë një zgjidhje, duke respektuar të drejtën e të dy palëve për pikëpamjet e tyre dhe për të kuptuar statusin e Kosovës dhe Metohisë.
Për të gjitha ato që është përmendur, Deklarata për pajtimin e popullit serb dhe shqiptar parashikon miratimin e protokolleve të mëposhtëm:
Protokoll për vendosjen e bashkëpunimit funksional të sistemeve të sigurisë dhe drejtësisë të Serbisë dhe Kosovës dhe Metohisë
Do të vendoset bashkëpunim i plotë midis institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë dhe shkëmbimi i informacioneve në lidhje me veprat penale dhe autorët e tyre, duke përfshirë edhe ato që përpiqen të shmangin drejtësinë duke u fshehur në territorin e kontrolluar nga Beogradi ose Prishtina. Në këtë mënyrë, ne duam të realizojmë përparime kyçe në forcimin e sundimit të ligjit. Gjithashtu, është e domosdoshme që të zgjidhen çështjet e krimeve të luftës, me sqarimin e fatit të të zhdukurve gjatë luftës 1997-1999. Ne do të punojmë për ta gjetur dhe përcaktuar fatin e të gjithë qytetarëve të zhdukur, pavarësisht kombësisë së viktimave. Ne do të punojmë me besim të plotë për të shkëmbyer prova, dëshmitarë dhe materiale të tjera, të cilat duhet të çojnë në aktpadi efektive kundër kujtdo që dyshohet se ka kryer krime lufte gjatë luftës dhe kështu e kanë njollosur emrin e popullit të vet. Duke vendosur bashkëpunim institucional midis drejtësisë dhe policisë, ne do heqim burimin kryesor të korrupsionit sistematik, krimit të organizuar dhe aspektet financiare si aleatë të çdo ekstremizëm dhe nacionalizëm.

Protokoll për lëvizjen e lirë
Liria e plotë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës dhe Metohisë është një detyrë e veçantë për të hequr të gjitha barrierat ekzistuese. Për ta realizuar këtë, obligohemi të thjeshtojmë procedurat administrative për lëvizjen e personave që mbajnë dokumente personale të institucioneve kosovare në të gjithë territorin, duke përfshirë tranzitin. Kjo qasje nënkupton besim të mirë në zgjidhjen edhe çështjeve të tjera të hapura që ndikojnë në lirinë e lëvizjes.
Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërpres politikën e izolimit të qytetarëve të Kosovës dhe Metohisë, të lejojë një regjim pa viza dhe të ndihmojë në themelimin e një demokracie të qëndrueshme dhe kështu të kontribuojë vërtet në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së Kosovës.
Protokoll për zgjidhjen e çështjeve pronësore
Çështjet pronësore mbeten të pazgjidhura për shumë kohë, duke krijuar mosbesim në sistem dhe në synimet e pjesëtarëve të popullit tjetër. Ne jemi të gatshëm për të zgjidhur në mënyrë sistematike dhe të përbashkët mijëra çështje të pazgjidhura pronësore dhe pronë të uzurpuar private, shtetërore, shoqërore dhe të kishës. Në këtë vështrim, duhet të nisë një raund i veçantë i negociatave të ardhshme për të zgjihdur çështjen e pronësisë shtetërore, private dhe të kishës në Kosovë dhe Metohi, me nevojën për të punuar shpejtë dhe për të shmangur pengesat e panevojshme administrative, si dhe insistimi i njëanshëm në formatin e sukcesionit, pasi kjo prejudikon konceptin statusor, por nuk e zgjidh problemin. Ne do të krijojmë një mekanizëm të përbashkët për të zgjidhur shpejt çështjet e pasurisë në bazë të provave me shkrim, kontratave, certifikatave kadastrale dhe sundimit të ligjit. Në mënyrë të veçantë, ne do të zgjidhim çështjen e sigurimit sistematik të ndihmës buxhetore për Kosovën dhe Metohinë, evidencën e përdoruesve dhe fushat e përcaktuara qartë të investimeve. Ne shprehim gatishmërinë për të zgjidhur çështjen e energjisë dhe sistemeve të mëdha ekonomike në Kosovë me një Protokoll të veçantë, të cilat aktualisht janë në status të dyfishtë ose pa një përcaktim të qartë se kujt i përkasin dhe kush i menaxhon ato, por duke bazuar në prova të investimeve dhe pronësisë.
Protokoll për krijimin e bashkëpunimit ekonomik
Ky Protokoll do të sigurojë një sistem masash për hapësirën e tregut të lirë dhe qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. BE duhet të vendosë një mekanizëm i kontrollit dhe monitorimit mbi punën e shërbimeve të inspektimit, respektimin e rregullave të tregut dhe një sistem të kontrollit financiar. Në mënyrë të veçantë, duhet të vendoset një sistem i menaxhimit të burimeve dhe mekanizmave për aktivizimin e kapaciteteve ekonomike në Kosovë dhe Metohi. Ne konsiderojmë se është e rëndësishme për Bashkësinë ndërkombëtare të krijojë një model i investimeve për rimëkëmbjen ekonomike. Në këtë mënyrë, ne do të merrnim një mundësi të thjeshtë dhe të lehtë për të investuar, për të siguruar punë për njerëzit, dhe do të merrnim rendin në tregun e punës, shërbimeve shëndetësore, qarkullimit të mallrave dhe tregun e lirë, i cili me ligjet e tij do të vinte në ballë nevojat e njerëzve dhe biznesmenëve, dhe jo interesin e partive politike dhe qendrave të ndikimit të politikanëve e të tajkunëve. Ne e shohim një interes të përbashkët si një mënyrë efektive për të kapërcyer armiqësitë etnike. Ky proces duhet të jetë nën monitorimin dhe kontrollin e BE-së, duke përdorur përvojën e shteteve anëtare të zhvilluara dhe zbatimin e grupeve të ekspertëve.
Me protokollin do të hiqej çdo pengesë administrative, doganore, tatimore, pengesa të vendosura për shkak të luftës së heshtur të tregtisë së të dy entiteteve dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, do të korrigjonte një numër çështjesh të pazgjidhura që rëndojnë marrëdhëniet midis dy kombeve.
Protokoll për bashkëpunimin midis akademive, institucioneve kulturore, të sportit dhe të medias
Ky protokoll gjithashtu përfshin koordinimin e Bashkësisë ndërkombëtare, me ndihmën e sektorit joqeveritar. Ai nënkupton një punë afatgjatë për vendosjen e bashkëpunimit midis sistemeve shkollore, institucioneve kulturore dhe mediave. Ai nënkupton mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të thesarit e religjioz, ndërtimin e institucioneve të fuqishme arsimore e të vendosjes së një hapësirë stabile e të pavarur të mediave si dhe të një veprimtarie të gazetarëve autentike e jo aminues e mbrojtëse të interesave etnike. Ne do të heqim pengesat administrative që lindin në procesin e verifikimit të diplomave të institucioneve arsimore që veprojnë në sistemin e Kosovës dhe do të inkurajojmë lëvizshmëri më të madhe të studentëve, në përputhje me Procesin e Berlinit.
Do të promovohen dhe ndihmohen të gjitha format e shkëmbimit kulturor dhe sportiv, vizitat dhe prezantimet kulturore. Në fushën e sporteve, ne do të heqim të gjitha pengesat dhe ndalesat që shërbejnë për të krijuar barriera të reja midis dy popujve dhe për të parandaluar atletët që të marrin pjesë në gara dhe të fitojnë. Praktika e raportimit te shumicave të mediave pro-qeveritare mbi marrëdhëniet ndëretnike nga të dy palët ka kontribuar në rritjen e mosbesimit dhe intolerancës deri tani. Prandaj, ne do të insistojmë në krijimin e mekanizmave që do të sigurojnë profesionalizim të plotë dhe raportim objektiv të mediave në gjuhën serbe dhe shqipe. Gazetarët duhet të kenë qasje të plotë në burimet e informacionit, pavarësisht nga vijnë. Kjo do të lejonte gjithashtu transparencën e procesit të normalizimit dhe pajtimit të dy popujve, që deri tani ka qenë dhimbja më e madhe e tij.
Protokoll për bashkëpunimin në fushën e arsimit
Formimi i një grupi të përbashkët pune me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe qeveritë në Prishtinë dhe Beograd, me qëllim të njohjes së lehtë dhe të thjeshtë të ndërsjellë të diplomave universitare nëse ato plotësojnë kriteret akademike dhe ligjore, si dhe autonominë e universitetit. Në veçanti, zgjidhja e problemit të mosnjohjes së diplomave të Universitetit që sot ndodhet në Mitrovicën e Veriut nga ana e autoriteteve në Prishtinë. Të hapet rruga për pritjen e qetë të profesorëve, pedagogëve dhe studentëve në të dy entitetet.
Protokoll për bashkëpunimin në fushën e kujdesit shëndetësor dhe mjekimit të popullatës
Do të vendoset një marrëveshje midis dy fondeve të kujdesit shëndetësor, duke mundësuar kështu mjekimin e pacientëve nga Kosova dhe Metohia në qendrat shëndetësore në Serbinë qendrore dhe anasjelltas. Mënyra e rimbursimit midis dy fondeve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët do të rregullohej.
Duke pasur parasysh të gjithë këtë, ne besojmë se ka ardhur koha për pajtimin e dy popujve dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.
Qëndrimet ekstreme të fshehura prapa interesave të rreme kombëtare, në thelb janë vetëm mbulim i plaçkitjes dhe pasurimit të paligjshëm të mafies politike. Qytetarët e Kosovës dhe Metohisë e shohin krimin, korrupsionin dhe mungesën e lirisë së lëvizjes si problemet më të mëdha. Prandaj, ekzistenca e një dialogu jo transparent dhe të rremë me udhëheqësit deri më tani kontribuon në mosbesim të përgjithshëm dhe jotolerancë.
Prandaj, ne i bëjmë thirrje përfaqësuesve të BE dhe KB-së të marrin përgjegjësinë dhe të mundësojnë një pajtim thelbësor dhe normalizim të marrëdhënieve. Ne do të zhvillojmë një dialog midis dy shoqërive, jo një dialog të disa individëve që vendosin interesat e tyre mbi ato të përgjithshme dhe kombëtare. Protokollet që rrjedhin nga kjo Deklaratë do të kenë afate të qarta dhe të zbatueshme për zbatim, me detyrime dhe përgjegjësitë e të gjitha palëve të përfshira, duke përfshirë Beogradin, Prishtinën dhe Bashkësinë ndërkombëtare. Le që kjo Deklaratë të jetë baza e bashkëpunimit të ardhshëm midis popujve serbë dhe shqiptarë dhe le të jetë shpirti i saj i pajtimit të pandashëm me të ardhmen e përbashkët të të dy popujve në Ballkan dhe Evropë.

ДЕКЛАРАЦИЈА О ПОМИРЕЊУ

НА СРПКОМ ЈЕЗИКУ